Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Italia me trajner të përkohshëm

it

Silvio Baldini do të jetë trajner i përkohshëm i Italisë për miqësoret e muajit qershor. Baldini është edhe përzgjedhës i Italisë U21.

Federata italiane e futbollit të premten njoftoi për emërimin e Baldinit si përzgjedhës të përkohshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gennaro Gattuso dha dorëheqje pasi Italia dështoi të kualifikohej në Kupën e Botës, duke u mposhtur në finale të plejofit nga Bosnjë-Hercegovina.

Italia luan ndaj Luksemburgut më 3 qershor dhe ndaj Greqisë katër ditë më pas. 

Përzgjedhësi i ri i Italisë pritet të caktohet pasi të mbahen zgjedhjet e federatës, të caktuara për 22 qershor. Edhe presidenti i federatës italiane, Gabriele Gravina, ka dhënë dorëheqje pas dështimit për kualifikim në Botëror.