Gennaro Gattuso mund të bëhet selektor i ri i Përfaqësueses së Italisë në futboll.
Mediat italiane të shtunën kanë shkruar se fituesi i Kupës së Botës me “azzurrët” në vitin 2006, pritet të zyrtarizohet në javën e ardhshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi do ta zëvendësojë Luciano Spallettin, që u largua nga Italia pas ndeshjeve të qershorit.
Gattuso mund ta marrë drejtimin e Italisë me kontratë njëvjeçare.
Gattuso si trajner ka punuar te Milani dhe Napoli, ndërsa së fundmi ishte në Kroaci te Hajduku i Splitit.
Puna e tij e parë si trajner ishte te Sioni në vitin 2013.