Ish-selektori i Italisë, Gennaro Gattuso, pritet ta marr drejtimin e skuadrës së Lazios.
Këtë e ka bërë të ditur të hënën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Gattuso do ta zëvendësojë trajnerin aktual të Lazios, Maurizio Sarrin, i cili do ta ndërpresë kontratën këtë javë me marrëveshje të dyanshme.
Sarri do ta marr drejtimin e Atalantas.
48-vjeçari Gattuso do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Lazion.
Lazio për të dytin vit radhazi nuk arriti të kualifikohej në kupat evropiane.
Lazio edicionin 2025/26 në Serie A e mbylli në pozitën e nëntë me 54 pikë.
Edhe
Gattuso fillon punë të re
Gattuso u largua nga posti i selektorit tek Italia më 3 prill.
Ai nuk arriti ta kualifikojë Italinë në Botërorin që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Italiani më herët ka qenë trajner edhe i Hajdukut të Splitit, Marseilles, Valencias, Napolit dhe Milanit.