Trajneri Gennaro Gattuso, ka folur për përplasjen me futbollistin e Lazios, Kenneth Taylor gjatë një seance stërvitore.
Gattuso e kishte përjashtuar nga stërvitja Taylorin pas një diskutimi të ashpër.
Momenti i përplasjes së Gattusos me Taylorin u publikua nga shumë mediume italiane.
Gattuso ishte dëgjuar dukë i thënë Taylorit të dalë jashtë.
“Të nesërmen dikush u kënaq duke shikuar situatën me Taylorin, por kjo është pjesë e lojës. Ata që më njohin e dinë se si mendoj, cili është stili im. Për mua gjithçka mbaroi pas tridhjetë minutash. Duhet ta keni këtë frymë”, ka thënë Gattuso.
Gattuso në fund të muajit qershor u emërua trajner i Lazios pas dështimit për ta dërguar italinë në Kupën e Botës 2026.