Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zyrtare, Italia tërheq përkrahjen për Infantinon

Infantino

Federata e Futbollit e Italisë (FIGC) e ka tërhequr përkrahjen për Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantinon, i cili është nën presion të madh për të dhënë dorëheqje. 

FIGC ka shkruar komunikatë zyrtare të mërkurën dhe ka thënë se do të vazhdojë punën përkrah ideve të UEFA-s. 

Italia ka vepruar si shumë federata të tjera dhe janë në kundërshtim me idetë e Infantinos. 

“Federata e Futbollit e Italisë ka vendosur që ta tërheq përkrahjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për zgjedhjet në FIFA të planifikuara për marsin e vitit 2027”, shkruan ndër të tjera në komunikatën e FIGC. 

Ndërkohë, Presidenti i Federatës italiane, Giovanni Malago, ka deklaruar se Italia do të vazhdojë punën me UEFA-n dhe shoqatat e tjera të futbollit evropian, “për ta promovuar futbollin të bazuar në merita dhe qëndrueshmëri, duke i vendosur tifozët në radhë të parë”.