Unioni i Federatave Arabe të Futbollit (UAFA) ka thënë të enjten se do ta përkrahë Gianni Infantinon për marrjen e një tjetër mandati si President i FIFA-s.
UAFA shkroi se kontributi i Infantinos në zhvillimin dhe rritjen e futbollit në botë ka qenë i jashtëzakonshëm.
Zgjedhjet për President të FIFA-s do të mbahen në mars të vitit të ardhshëm, ndërsa FIFA konfirmoi të enjten se kundërkandidat të tij për këtë post janë edhe Philippe Diallo, Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, dhe Kozo Tashima, Presidenti i Nderit i Federatës së Futbollit të Japonisë.
UAFA, që u themelua në vitin 1974, përfaqësohet me 22 federata të futbollit në Afrikë dhe Azi.