Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Colturi shihet si favorite për “globin e kristaltë”

Lara Colturi

Foto: Associated Press

Ekspertja e skitarisë, Marlies Raich, kampione e botës në skijim, ka thënë për “Blickun” zviceran se skitarja italiane që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi, është favorite për ta fituar “globin e kristaltë” në sllallom, në Kupën e Botës në skijim alpin. 

Raich ka bërë listën prej 5 skitareve më të mira në sllallom. Dhe talentja 20-vjeçare e kryeson atë listë. 

Pas saj kanë mbetur Camille Rast, Mikaela Shiffrin, Katharina Truppe dhe Emma Aicher e dyta.

“Dy vende të dyta, në Solden dhe Levi. Lara është në formë të lartë. Për mua, ajo është në formë më të qëndrueshme se në vitin e kaluar. I gjithë ekipi i saj është me aftësi të mëdha dhe i fokusuar në shmangien e gabimeve, që ajo të mos i bëj ato dhe të mos i përsëritë. Lara ka disa vjet eksperiencë dhe së fundmi i ka mbushur 20 vjeç. E shoh atë në krye të renditjes së skitareve në sllallom në fund të dimrit”, ka deklaruar Raich të enjten për “Blick”. 

Colturi dhe Aicher prijnë në renditjen e skitareve me nga 160 pikë pas dy garave. 

E treta në renditje është Paula Moltzan që përfaqëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Në garën e sllallomit të zhvilluar në Levi të Finlandës në vikendin e kaluar, Colturi u rendit e dyta, pas Aicherit, me vetëm 43 të qindtat e sekondave pas dy lëshimeve. 

Në Solden të Austrisë ishte e dyta në sllallom të madh. Ishte larg vendit të parë për një të qindtën e sekondës.