Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Dënim për kampionen e botës në maratonë

Peres Jepchirchir

Kampionia në fuqi e botës në maratonë, Peres Jepchirchir, ka marrë dënim për tre vjet pasi ka dalë pozitive në testin për doping, ka njoftuar BBC të enjten.

33-vjeçarja, e cila e fitoi medaljen e artë në Olimpiadë në vitin 2021, ishte suspenduar paraprakisht nga Njësia e Integritetit e Atletikës në muajin tetor. 

Ajo doli pozitiv për eritropoietin (EPO). 

Keniania Jepchirchir e dha mostrën para se ta fitonte maratonën në Sydney të Australisë më 30 gusht 2026. 

33-vjeçarja e kishte mbyllur garën për dy orë, 18 minuta e 31 sekonda. 

Eritropoietini është substancë natyrale që prodhohet brenda veshkave dhe stimulon krijimin e rruazave të reja të kuqe të gjakut. 

Nëse injektohet, mund të detektohet vetëm nëpërmjet urinës apo gjakut, por brenda një periudhe të shkurtër kohore.