Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pazi vlerësohet se mund ta zëvendësojë me sukses Messin

Nico Paz

Dibu Martinez beson se ylli i Comos, Nico Paz, padyshim se mund të jetë zëvendësuesi i denjë i Lionel Messit dhe numrit 10 tek Argjentina. 

Portieri i Chelseat ka folur fjalë pozitive për Pazin, i cili shënoi dy gola në fitoren e Argjentinës 7:0 ndaj Kosta Rikës në miqësore. 

Martinezi është figurë e rëndësishme tek Argjentina, ndërsa ka besim të plotë te Pazi që vazhdon me paraqitje të shkëlqyera. 

“E shoh atë pjesë të integruar në grup edhe më shumë. Por ai duhet ta ketë shpirtin luftarak argjentinas dhe ne jemi duke e ndihmuar të zhvillohet. Ai e meriton të jetë këtu dhe të luajë. Nëse ai qëndron kokëulur dhe paraqitet në këtë nivel, Nico Paz padyshim se mund ta mbajë veshur fanellën me numrin 10 dhe të marrë përgjegjësi”, ka deklaruar portieri Martinez. 

Paz është te Como në sezonin e tretë. Ai i ka realizuar gjashtë gola dhe tetë asistime në 14 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën italiane.