Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

3 të arrestuar për 8 vjedhje në Fushë-Kosovë, arin e vjedhur e shisnin në një argjendari në “Dardani”

ari

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Fushë-Kosovë ka arrestuar tre të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, 

Sipas njoftimit të Policisë A.B., F.H. dhe M.K. janë arrestuar pas një hetimi dymujor dje dyshohen për së paku 8 raste të vjedhjeve. 

Gjatë operacionit policor të nisur më 18 nëntor, thuhet se janë sekuestrua stoli ari, para dhe një armë zjarri.

“Gjatë muajve tetor dhe nëntor 2026, personat e arrestuar dyshohet të kenë kryer vjedhje të rënda në banesa në Fushë Kosovë. Bazuar në vlerësimet fillestare, dëmi i përgjithshëm material tejkalon vlerën prej 60,000 eurosh, duke përfshirë para të gatshme, stoli ari, sende me vlerë, si dhe armën zyrtare të një zyrtari policor”, thuhet në njoftim. 

Me urdhër të organeve të drejtësisë, policia ka kontrolluar katër lokacione, ku ka gjetur dhe sekuestruar: Stoli ari, para të gatshme, një pistoletë, një veturë e dyshuar për përdorim në vepra penale, dy telefona, një sasi e konsiderueshme e substancës së dyshuar si marihuanë.

Hetimet e mëtejme thuhet se e kanë çuar policinë te një argjendari në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ku dyshohet se janë shitur stolitë e vjedhura, me ç'rast pronari i saj është shoqëruar në stacion policor. 

“Gjithashtu, në qytetin e Prizrenit është lokalizuar dhe sekuestruar një sasi tjetër ari. Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për vjedhje të rëndë, posedim të paautorizuar të armëve dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve. Pas intervistimit personat e arrestuar, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar ne mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.