Pas Arda Gulerit, edhe mesfushori tjetër Aurelien Tchouameni, ka vendosur të qëndrojë te Real Madridi për kohë të gjatë.
Klubi madrilen njoftoi të enjten se mesfushori francez do të mbetet në skuadër deri në vitin 2032.
Tchouameni u transferua te Real Madridi në vitin 2022 nga Monaco.
Ai është prej figurave kryesore në mesfushën e Real Madridit.
Qëkur u transferua në Madrid, Tchouameni ka luajtur në 205 ndeshje në pesë sezone.
Me Real Madridin i ka fituar tetë trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve, dy Kupa të Botës për Klube, dy Superkupa të Evropës, një titull në La Liga dhe një trofe të Kupës së Mbretit. E ka të fituar edhe Superkupën e Spanjës.
Tchouameni me Jose Mourinhon trajner në këtë edicion, i ka zhvilluar 10 ndeshje dhe e ka një asistim.