Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia në ditën e dytë të vizitës së tij

Shtepia - jakup krasniqi

Foto: KP

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e ditës së dytë në familjen e tij në Prishtinë, pas disa orësh qëndrimi në shtëpinë e tij.

Krasniqi është larguar nga shtëpia me veturat e EULEX-it, nën masa të rrepta sigurie, raporton KosovaPress.

Raportohet se Krasniqi do të qëndroj në Kosovë edhe dy ditë të tjera. Mësohet se pas largimit nga shtëpia, Krasniqi po mbahet në zyrat e EULEX-it.

Krasniqi ka qëndruar edhe dje në familjen e tij në Prishtinë për disa orë.

Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative të organizojë një vizitë nën ruajtje të Jakup Krasniqit në Kosovë.

Jakup Krasniqi më 16 shtator është dënuar nga Dhomat e Specializuara në shkallën e parë prej 25 vitesh burgim.

Lexo përditësimet tjera
jakup krasniqi

Jakup Krasniqi sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë, dita e dytë e vizitës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, po qëndron edhe sot në shtëpinë e tij në...