Drejtues të Federatës së Futbollit të Italisë janë takuar me Pep Guardiolan, me synim për ta bindur atë që ta marr drejtimin e përfaqësueses italiane.
Kështu të paktën ka njoftuar Sky Italia të hënën.
Paolo Maldini është drejtor i ri teknik i federatës italiane. Legjenda italiane së bashku me Leonardon, që e ka këshilltar, kanë udhëtuar për në Barcelonë për të biseduar me trajnerin ikonik.
Mbetet të shihet nëse Guardiola është i interesuar për postin e selektorit të Italisë, por federata po bënë përpjekje konkrete për ta bindur atë.
Roberto Mancini dhe Andrea Pirlo vlerësohen kandidatët e tjerë.
Sipas “Sky Sports”, Maldini e Leonardo kanë folur me Guardiolan përgjatë tri ditëve, duke shpjeguar projektin për ekipin nacional italian.
Edhe
Zyrtare, Mancini merr drejtimin e Italisë
Italia dështoi të kualifikohet në Botërorin që tashmë përfundoi. Kjo u vlerësua goditje e rëndë për futbollin italian.
Gennaro Gattusso dha dorëheqje nga posti i përzgjedhësit.
Guardiola është larguar nga Manchester City, me të cilën skuadër shkroi histori.