Milani ka njoftuar se trajneri Stefano Pioli ka nënshkruar zgjatjen e kontratës. Pioli ka firmosur me Milanin deri në verën e vitit 2025. Marrëveshja aktuale i skadonte në fund të këtij sezoni.
Trajneri 57-vjeçar iu bashkua “kuqezinjve” në tetor 2019 pas shkarkimit të Marco Giampaolos. Pioli udhëhoqi Milanin drejt titullit në Serie A sezonin e shkuar, pas një dekade. Pioli ka drejtuar Milanin në 153 ndeshje.
Ka fituar mesatarisht 1.97 pikë për ndeshje.