Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pioli në prag të vazhdimit të kontratës me Milanin

Stefano Pioli është në prag të nënshkrimit të një kontrate të re me Milanin, raporton “La Gazzetta dello Sport” të enjten.

Kontrata e Piolit me Milanin skadon në fund të sezonit, por te klubi kuqezi janë ndarë të kënaqur me punën e tij dhe dëshirojnë të vazhdojnë bashkëpunimin edhe më gjatë. Marrëveshja pritet të finalizohet gjatë kësaj jave.

Nën drejtimin e Piolit, Milani ka pasur ngritje duke arritur kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve pas shtatë vjetësh pritje, ndërsa këtë edicion është pretendenti kryesor për ta fituar titullin e kampionit në Itali.