Milani është gati të nënshkruajë një marrëveshje të re me trajnerin aktual, Stefano Piolin.
Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit “kuqezi” kanë vendosur ta shpërblejnë me kontratë të re trajnerin italian.
Krerët e Milanit janë të kënaqur me ecurinë e klubit në edicionin e ri dhe po synojnë ta mbajnë sa më gjatë Piolin.
56-vjeçarit kontrata me “Rossonerët” i skadon në vitin 2022.
Këtë edicion në Serie A, Milani është në pozitën e dytë me 32 pikë sa ka edhe Napoli në vendin e parë.
“Rossonerët” janë pa humbje në 12 ndeshje, ku kanë shënuar 10 fitore dhe dy barazime.
Artikuj të ngjashëm