Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Perishiqi pranë transferimit te Chelsea

Ivan Perishiq mund t’i bashkohet Chelseat në fund të sezonit.

Sipas “The Sun” mesfushori ka pasur një takim me drejtuesit e klubit londinez dhe është i hapur për të kaluar në “Stafmord Bridge”.

Kroati ende nuk i ka nisur bisedimet me Interin për vazhdimin e kontratës dhe do të largohet si futbollist i lirë në verë nga kampioni italian.

33-vjeçari tek ekipi anglez po shihet si përforcim ideal për sezonin e ri.

Mesfushori këtë edicion me Interin në të gjitha garat ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë tetë asistime.

Artikuj të ngjashëm