Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barazim dramatik në “St. James' Park”

Arsenal

Momenti kur goditja e Noni Madueke përfundon në rrjet për rezultatin përfundimtar 2:2

Arsenali e ka fituar vetëm një pikë në udhëtim te Newcastle Unitedi. 

“Topçinjtë” janë ndalur në barazim 2:2 nga Newcastle, në kuadër të xhiros së 11-të të Premier Leagues angleze.

Anglezi Eberechi Eze e kaloi në epërsi Arsenalin në minutën e 33-të. 

Newcastle i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 49-të me golin që e shënoi Harvey Barnes. 

Malick Thiaw e realizoi golin e epërsisë 2:1 për Newcastlen në minutën e 62-të. 

Por Arsenali nuk u dorëzua dhe në minutën e 78-të e barazoi rezultatin në 2:2. Autor i golit ishte Noni Madueke. 

Edhe Arsenali ndalet nga Nottinghami, por ikën 7 pikë nga City Futboll Arsenali ndalet nga Nottinghami, por ikën 7 pikë nga City

Për Arsenalin ishte barazimi i parë këtë edicion. Ka edhe nëntë fitore dhe një humbje. Vazhdon të jetë lider me 28 pikë.

Newcastle është në mesin e tabelës me 13 pikë.