Me ndeshjen mes Crystal Palace dhe Manchester Cityt ka filluar xhiroja e dytë e Premier Leagues.
Fundjava ofron disa ndeshje të forta. Vëmendja kryesore do të jetë te përballjet Tottenham Hotspur – Newcastle United, Chelsea – Brighton dhe Aston Villa – Arsenal.
Tottenhami të shtunën nga ora 18:30 e pret Newcastlen.
Tottenhami kërkon të reagojë në xhiron e dytë pasi që në ndeshjen hapëse pësoi disfatë nga Brentfordi me rezultatin 3:0.
Dueli ndaj Newcastlet nuk pritet të jetë i lehtë për Tottenhamin që e kërkon fitoren e parë.
Ndërkohë Newcaslte në xhiron e parë barazoi 2:2 me Liverpoolin.
Tottenhami ka shpenzuar mbi 300 milionë euro në këtë afat kalimtar.
Ndërkohë një tjetër ndeshje interesante luhet të dielën nga ora 15:00 ndërmjet Chelseat dhe Brightonit.
Chelsea në xhiron e parë fitoi 3:2 ndaj Fulhamit. Në xhiron e parë edhe Brightoni e mposhti thellë 4:0 Aston Villan.
Xhiroja e dytë mbyllet të hënën me ndeshjen që luhet nga ora 21:00 ndërmjet Aston Villas dhe Arsenalit.
Arsenali është kampion në fuqi i Anglisë. “Topçinjtë” e filluan mbrojtjen e titullit me fitore. E kanë mposhtur Coventryn me rezultatin bindës, 3:0.