Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arsenalit i duhet patjetër fitorja ndaj Newcastlet

Manchester City dhe Arsenali

Foto: Associated Press

Për të mbetur tutje në garën për titull, Arsenalit i duhet fitorja ndaj Newcastle Unitedit.

Në të kundërtën, Manchester City do të mund të përfitonte dhe të distancohej në krye të tabelës së Premier Leagues.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Arsenali të shtunën nga ora 18:30 e pret Newcastlen, në kuadër të xhiros së 34-t.

City dhe Arsenali i prijnë tabelës me nga 70 pikë. Newcastle është në vendin e 14-të me 42 pikë.

Tjetër përballje në Premier League me rëndësi është ajo mes Wolverhamptonit dhe Tottenhamit, që luhet të shtunën nga ora 16:00.

Tottenhami me humbje do të zbehte gjasat për mbetje në elitë pasi i ka 31 pikë në vendin e 18-të. Wolvesi tashmë ka rënë në “Championship”.

Në garën për kualifikim në Champions lufton Liverpooli, që të shtunën nga ora 16:00 e pret Crystal Palacen. Liverpooli është i pesti me 55 pikë. Ka tri më pak se Manchester Unitedi i vendit të tretë dhe Aston Villa e vendit të katërt.

Fulhami të shtunën nga ora 13:30 e pret Aston Villan, kurse Manchester Unitedi luan në shtëpi ndaj Brentfordit.