Për shkak të finales së Kupës FA mes Manchester Cityt dhe Chelseat që luhet të shtunën, xhiroja e parafundit, e 37-ta, në Premier League, do të luhet të dielën, të hënën dhe të martën.
Në elitën angleze edhe në xhiron e parafundit luhen ndeshje të rëndësishme në garë për titull, kualifikim në kupat evropiane dhe mbetje në elitë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArsenali, që është i pari me 79 pikë, luan të hënën nga ora 21:00 në shtëpi ndaj Burnleyt, që ka rënë nga Premier League.
Burnley i Armando Brojës është i parafundit me 21 pikë. Manchester City renditet i dyti me 77 pikë, kurse do të ketë udhëtim të vështirë te Bournemouthi, që synon kupat evropiane. Bournemouthi është në vendin e gjashtë me 55 pikë. Kjo pozitë siguron Ligën e Evropës, por në rast të humbjes, mund ta rrezikojë këtë vend. Ndeshja Bournemouth – Manchester City luhet të martën nga ora 20:30.
Në vendin e shtatë është Brightoni me 53 pikë, kurse Brentfordi i teti i ka 51 pikë. Nga 49 pikë i kanë Chelsea dhe Evertoni në vendin e nëntë e të dhjetë.
Chelsea po të martën përballet në “Stamford Bridge” me Tottenhamin.
Tottenhami është në vendin e fundit që e siguron mbetjen në elitë. Skuadra londineze është në vendin e 17-të me 38 pikë, por i ka vetëm dy më shumë se West Hami, i 18-ti, që është në zonën që nuk e siguron qëndrimin në Premier League. West Hami të dielën luan në udhëtim te Newcastle.