Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ismajli mund të mungojë për disa javë

Ardian Ismajli

Ardian Ismajli rrezikon të qëndrojë jashtë fushës për disa javë, pas lëndimit të pësuar në përballjen me Napolin.

Napoli të shtunën e mposhti Torinon me rezultatin 1:0, në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A. 

Ismajli u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 72-të, pasi ndjeu shqetësime në kofshën e majtë. 

Lëndimi i tij ka shqetësuar stafin teknik të Torinos, ndërsa ekzaminimet mjekësore pritet të përcaktojnë shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit.

Trajneri i Torinos, Ignazio Abate, pas ndeshjes kishte bërë të ditur se reprezentuesi i Shqipërisë mund të ketë pësuar edhe thyerje të një gishti të dorës.

Shqetësues është fakti se Ismajli kishte pasur probleme të shpeshta muskulore gjatë edicionit të kaluar, kur kishte munguar në 12 ndeshje të kampionatit dhe dy të Kupës së Italisë.

30-vjeçari Ismajli këtë edicion në të gjitha garat ka luajtur 13 ndeshje.