Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Malen shpërthen me katër gola në fitoren e Romës

Donyell Malen

Donyell Malen ka shpërthyer duke realizuar plot katër gola në fitoren e skuadrës së Romës. 

Roma të shtunën mbrëma e mposhti Parman në udhëtim me rezultatin e thellë 5:1, në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A. 

Sulmuesi holandez e shënoi golin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt. 

27-vjeçari Malen është golashënuesi më i mirë deri më tani në elitën e futbollit italian me 12 gola të realizuar. 

Malen në kampionat ka edhe tri asistime, kurse në Ligën e Kampionëve ka edhe katër gola dhe dy asistime. 

Ai është duke kaluar formë të jashtëzakonshme.

Për Romën ishte fitorja e nëntë këtë edicion, krahas tri barazimeve. Ende nuk di për humbje. Është lartë në tabelë me 30 pikë. 

Parma është poshtë në rënditje me tetë pikë.