Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Doue shënon gol në fitoren e PSG-së, por lëndohet rëndë

Desire Doue

Sulmuesi francez, Desire Doue, ka pësuar lëndim të rëndë në fitoren e Paris Saint-Germainit. 

Por sa ishte në fushë, Doue shënoi gol në fitoren 3:2 të PSG-së ndaj Nicet. 

Ndeshja Nice – PSG që u zhvillua të shtunën mbrëma i takoi xhiros së 11-të të Ligue 1 të Francës. 

Doue realizoi për 2:1 në minutën e 32-të, por në minutën e 44-t u lëndua rëndë dhe u largua nga fusha me barelë. 

Mediumet franceze kanë shkruar se sulmuesi i krahut ka lëndim në gjurin e djathtë. 

Senny Mayulu dhe Ferran Torres i shënuan golat e tjerë për PSG-në. 

Ndërsa për Nicen golat i shënuan Mohamed Amoura dhe Ali Abdi. 

PSG-ja vazhdon të jetë lidere me 26 pikë. Nice është lartë në tabelë me 17 pikë.