Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka prezantuar të shtunën robotin tokësor pa ekuipazh (UGV), i prodhuar nga kompania kosovare-amerikane STRIDAR, e që i është dhuruar kësaj ministrie.
Maqedonci e ka cilësuar këtë si hap të rëndësishëm për zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes.
UGV-të janë mjete robotike pa operator. Ato mund të kontrollohen nga distanca ose të kryejnë detyra të caktuara në mënyrë autonome.
Varësisht nga modeli dhe konfigurimi, mund të përdoren për vëzhgim, transport pajisjesh dhe mbështetje në zona me rrezik; mund të pajisen edhe me sisteme armatimi të kontrolluara nga distanca