Manchester Unitedi dhe Tottenhami dhuruan paraqitje dramatike të shtunën në xhiron e gjashtë të Premier Leagues.
Por derbi i fundjavës u mbyll baras, 1:1.
Tottenhami fitoi pikë me gol të minutës së 92-të të shënuar nga Dominic Solanke.
Bryan Mbeumo e kaloi në epërsi Unitedin në minutën e 73-të. Nga minuta e 78-të, skuadra londineze luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Rodrigo Bentancurit. Më pas Solanke e vendosi rezultatin përfundimtar.
Unitedi mbetet me gjashtë pikë në gjashtë ndeshje, tri më shumë se Tottenhami.