Futboll

City ndalet në barazim nga Tottenhami, mbetet gjashtë pikë prapa Arsenalit

Tottenham

Manchester City ka lëshuar pikë të rëndësishme në garën për titull të kampionit në Angli.

Të dielën, skuadra e Pep Guardiolas luajti 2:2 me Tottenhamin në udhëtim. Ishte kryendeshja e xhiros së 24-t.

Manchester City tani i ka 47 pikë në vendin e dytë. Arsenali është lider me 53 pikë. Tottenhami është vetëm i 14-ti me 29 pikë.

Ndeshja nisi si më mirë për Manchester Cityn. Rayan Cherki realizoi për 1:0 në minutën e 11-të.

Golin e dytë për Cityn e shënoi Antoine Semenyo në minutën e 44-t. Me 2:0 për mysafirët, përfundoi pjesa e parë.

Por Dominic Solanke ishte meritor për dy gola në pjesën e dytë për pikën e rëndësishme të Tottenhamit. Ai goditi në minutën e 53-të, kurse shënimi u evidentua si autogol i Marc Guehit që preku i fundit topin. Më pas Solanke shënoi për 2:2 në minutën e 70-të.