Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

City gabon me Nottinghamin

Manchester City

Manchester City ka barazuar me Nottingham Forestin të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së 29-të të Premier Leagues angleze. 

Me barazimin 2:2, City tani ka mbetur shtatë pikë prapa liderit Arsenalit, ndonëse ekipi i udhëhequr nga Pep Guardiola e ka një ndeshje më pak të luajtur. 
City ishte dy herë në epërsi, por nuk e ruajti atë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Antoine Semenyo shënoi për 1:0 në minutën e 31-të, ndërsa Morgan Gibbs-Ëhite i barazoi shifrat në minutën e 56-të. 

Për 2:1 realizoi Rodri në minutën e 62-të. Sfida u vendos me golin e minutës së 76-të, të shënuar nga Elliot Anderson. 

Arsenali i pari i ka 67 pikë, shtatë më shumë se City që është i dyti.