Mesfushori i Kosovës, Veldin Hoxha, e ka shënuar golin e parë këtë edicion në Premier Leaguen e Rusisë.
Hoxha paraqitet për Rubin Kazanin që të shtunën e mposhti Zenitin në shtëpi me rezultatin 3:1, në kuadër të xhiros së 15-të.
Hoxha e shënoi golin e tretë të Rubinit në minutën e 67-të.
VIDEO:
🇽🇰🇷🇺 Veldin Hoxha scores the 3-1 goal for Rubin Kazan against Zenit 🌟💪 pic.twitter.com/yx8QkBMklC
— Kosovar Talents (@Kosovartalents) November 21, 2026
24-vjeçari Hoxha së bashku me Dardan Shabanhaxhajn në lojë u inkuadruan në minutën e 60-të.
Nazmi Gripshi ishte në bankën e rezervistëve.
24-vjeçari Hoxha ishte ndëshkuar me karton të kuq në barazimin pa gola të Kosovës ndaj Izraelit.