Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Asistimi i Krasniqit nuk i mjafton Grasshoppersit

Samuel Krasniqi

Asistimi i Samuel Krasniqit nuk i ka mjaftuar skuadrës së Grasshoppersit që u mposht të shtunën mbrëma nga Lugano me rezultatin 2:1. 

Ndeshja i takoi xhiros së 14-të të elitës së futbollit zviceran. 

Krasniqi asistoi në golin e barazimit 1:1 të cilin e realizoi Yannick Bettkober në minutën e 71-të. 

Krasniqi dhe Amir Abrashi e kompletuan ndeshjen te Grasshoppersi. 

Ndërkohë ndeshjen te Lugano e kompletoi Uran Bislimi, kurse bashkëlojtari i tij, Ezgjan Alioski, në lojë u inkuadrua në minutën e 65-të. 

21-vjeçari Krasniqi këtë edicion në të gjitha garat ka pesë gola dhe gjashtë asistime. 

Lugano me fitore është përforcuar në pozitën e parë me 37 pikë.