Mesfushori Christian Pulishiq do ta vazhdojë karrierën në futbollin italian.
“Gazzetta dello Sport” ka shkruar të premten se Pulishiq do t’i bashkohet skuadrës së Milanit gjatë kësaj vere.
Mësohet se amerikani tashmë ka arritur marrëveshje personale me Milanin, ekip që po negocion me Chelsean për lirimin e tij.
Klubi nga Londra po kërkon të paktën 30 milionë euro për Pulishiqin dhe marrëveshja mes palëve mund të finalizohet muajin e ardhshëm.
24-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin e ardhshëm, ndërsa është pjesë e futbollit anglez prej vitit 2019.
Ai iu bashkua Chelseat nga Borussia Dortmundi dhe edicionin e shkuar shënoi 1 gol dhe bëri 2 asistime në 30 paraqitje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm