Mesfushori Christian Pulishiq, sipas të gjitha gjasave, karrierën do ta vazhdojë në Itali. “Calciomercato” bën të ditur të martën se mesfushori amerikan do t’i bashkohet skuadrës së Milanit. Megjithatë, ai te Milani do të transferohet në verë, pasi deri në fund të këtij sezoni do të jetë pjesë e skuadrës së Chelseat.
Mësohet se Pulishiq ka arritur marrëveshje me ekipin italian, i cili po negocion me Chelsean për transferimin e tij. Milani pritet të ofrojë rreth 30 milionë euro për 24-vjeçarin, i cili ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2024.
Pulishiq këtë sezon ka një gol e dy asistime në të gjitha garat me Chelsean, ekip të cilit iu bashkua në verën e vitit 2019 nga Borussia Dortmundi.