Mesfushori Christian Pulishiq pritet të largohet nga Chelsea këtë verë, ndërsa interesim për transferimin e tij kanë shfaqur shumë klube evropiane.
Krahas Newcastle Unitedit, në garë për amerikanin janë futur edhe Juventusi, Milani e Atletico Madridi.
Pulishiq ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Chelsea për shkak se nuk e ka të garantuar vendin e titullarit këtë edicion, në të cilin është aktivizuar për vetëm 30-të minuta.
23-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2024, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 40 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm