Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ekipet italiane nisin kontaktet për Pulishiqin

Juventusi dhe Napoli kanë nisur negociatat me skuadrën e Chelseat për mesfushorin amerikan, Christian Pulishiq, përcjell të martën “Gazzetta dello Sport”. Mësohet se si Juventusi ashtu edhe Napoli po synojnë transferimin e Pulishiqit gjatë kësaj vere.

24-vjeçari pritet të largohet nga Chelsea në fund të edicionit pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e tij dhe është i gatshëm për t’u transferuar në Itali. Deri më tani, Pulishiq ka 1 gol e 2 asistime në 27 paraqitje në të gjitha garat.

Për ta lënë të lirë Pulishiqin, skuadra e Chelseat po kërkon të paktën 40 milionë euro. Ai është pjesë e ekipit nga Londra prej vitit 2019 dhe ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.