Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi insiston për Pulishiqin

Skuadra e Juventusit nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit të Chelseat, Christian Pulishiq. Lajmi është bërë i ditur të premten nga e përditshmja italiane “Tuttosport”. Bëhet e ditur se Juventusi po synon transferimin e Pulishiqit në afatin kalimtar të janarit.

Në fakt, ekipi italian po kërkon huazimin e tij për gjashtë muaj me opsionin e blerjes në fund të sezonit. Juventusi ishte i interesuar për mesfushorin amerikan edhe para fillimit të këtij edicioni, por Pulishiqi vendosi të mbetet te Chelsea.

24-vjeçari ka kontratë me ekipin nga Londra deri në vitin 2024, ndërsa këtë edicion ka regjistruar tetë paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm