Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi pas Pulishiqit

Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për mesfushorin e Chelseat, amerikanin Christian Pulishiq raporton “Tuttosport” të mërkurën.

Juventusi po përgatit ofertën për Pulishiqin, i cili nuk është i kënaqur me minutazhën te Chelsea dhe ka paralajmëruar largimin.

Për transferimin e tij në verë, Juventusi pritet të ofrojë rreth 40 milionë euro.

23-vjeçari këtë edicion në të gjitha garat ka shtatë gola e katër asistime, ndërsa me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2024.