Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pulishiq drejt Italisë

Mesfushori Christian Pulishiq, sipas të gjitha gjasave, karrierën do ta vazhdojë në Itali. “The Sun” ka shkruar të mërkurën se amerikani do të largohet nga Chelsea këtë verë për t’u transferuar te Juventusi.

Mësohet se Pulishiq ka arritur marrëveshje në parim me Juventusin, ekip që po negocion me Chelsean për lirimin e tij.

Pulishiq, i cili ka kontratë me Chelsean deri në vitin e ardhshëm, është në listën e largimeve të klubit londinez, i cili për kartonin e tij po kërkon rreth 30 milionë euro.

24-vjeçari ka pasur 30 ndeshje të luajtura edicionin e fundit, ku ka shënuar 1 gol dhe ka asistuar 2 herë.

Ai është pjesë e Chelseat prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Borussia Dortmundi.

Artikuj të ngjashëm