Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pulishiq arrin marrëveshje me Newcastlen

Mesfushori Christian Pulishiq prej vitit të ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Newcastle Unitedit. “The Sun” ka raportuar të enjten se Pulishiqi tashmë ka arritur marrëveshje personale me Newcastlen, që po negocion me Chelsean për lirimin e tij.

Pulishiqi thuhet se është pajtuar t’i bashkohet Newcastlet në afatin kalimtar të janarit për shkak se nuk po ka hapësirë të mjaftueshme te Chelsea këtë edicion.

Për kartonin e tij, Newcastle pritet të paguajë rreth 40 milionë euro dëmshpërblim.

24-vjeçari ka një gol e një asistim në të gjitha garat këtë edicion, ndërsa me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2024.