Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani siguron Pulishiqin

Mesfushori Christian Pulishiq mund të konsiderohet si përforcimi i radhës te skuadra e Milanit. “Sky Sport Italia” ka shkruar të premten se Milani parimisht ka arritur marrëveshje me Chelsean, e cila do të bëhet zyrtare ditëve në vijim.

Për transferimin e Pulishiqit, skuadra italiane do të paguajë rreth 20 milionë euro, ndërsa mesfushori do të firmos kontratë pesëvjeçare me Milanin.

Pulishiq po shihet si përforcim i duhur për mesfushën te Milani, duke pasur parasysh se mund të aktivizohet edhe si sulmues krahu.

24-vjeçari prej vitit 2019 është pjesë e Chelseat, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Borussia Dortmundi.

Pulishiq ka kontratë me Chelsean deri në vitin e ardhshëm, ndërsa edicionin e shkuar pati 1 gol e 2 asistime në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm