Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea pas mesfushorit të Interit

Chelsea ka shprehur interesim për Ivan Perishiqin. Sipas” Daily Mirror”, drejtuesit e klubit londinez kanë filluar kontaktet me menaxherin e lojtarit për të shqyrtuar mundësin e transferimit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Drejtuesit e Chelseat janë të gatshëm të dërgojnë një ofertë në drejtim të Interit për kroatin.

32-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me kampionin e Serie A.

Këtë edicion 32-vjeçari ka luajtur 18 ndeshje në elitën e futbollit italian duke shënuar katër gola.