Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Bora fiton thellë ndaj Rahovecit 029

KB Bora

Bora ka fituar thellë ndaj Rahovecit 029 me rezultatin 91:64 të shtunën mbrëma në ndeshjen që i takoi xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës. 

Ndeshja u zhvillua në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. 

Bora e nisi më mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë me shifrat 24:13. 

Rahoveci 029 e fitoi çerekun e dytë dhe iu afrua në tetë pikë Borës, duke përfunduar pjesën e parë në të mirë të skuadrës prishtinase me rezultatin 43:35.

Bora diferencën e madhe e bëri në dy çerekët e fundit, duke i fituar me rezultatet 26:18 dhe 22:11.

Më i dalluari në fitoren e Borës ishte Laolu Oke me 16 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime. 

U veçua edhe Rron Ukaj me 14 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime. 

Ndërsa lojë të mirë të Rahoveci 029 pati Ankit Choudhary me 16 pikë, katër kërcime dhe pesë asistime. 

Për Rahovecin 09 është disfata e tetë këtë edicion. Ka edhe dy fitore. 

Bora ka tetë fitore dhe dy humbje.