Sport

Chelsea arrin marrëveshje me Perishiqin

Ivica Perishiq

Skuadra e Chelseat edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me sulmuesin e krahut, kroatin Ivan Perishiq ka shkruar “Daily Star” të hënën.

Bëhet e ditur se Perishiq është pajtuar me kontratë dyvjeçare dhe opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër për t’iu bashkuar Chelseat.

Marrëveshja mes palëve pritet të zyrtarizohet gjatë kësaj jave kur edhe zyrtarisht mbyllet sezoni në Angli e Itali. Perishiq 33-vjeçar te Chelsea do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në verë i skadon kontrata me Interin. Këtë edicion ka treguar paraqitje të mira tek Interi, duke shënuar nëntë gola dhe asistuar po aq herë në 48 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.