Borussia Dortmundi është lideri i ri i Bundesligës gjermane.
Dortmundi të shtunën mbrëma e mposhti Borussia Monchengladbachun me rezultatin 1:0, në kuadër të xhiros së dhjetë.
Dortmundi, me këtë fitore, është ngjitur në pozitën e parë me 24 pikë.
“Verdhezinjtë” e shfrytëzuan edhe gabimin e Bayern Munchenit që lëshoi pikë të premten në ndeshjen ndaj Kolnit.
Mesfushori gjerman, Felix Nmecha, e realizoi golin e fitores për Dortmundin në minutën e 80-të.
Për Dortmundin ishte fitorja e shtatë, krahas tri barazimeve. Ende nuk di për humbje.
Monchengladbachun renditet në pozitën e fundit me vetëm katër pikë.