Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tjetër fitore për Lazion, që vazhdon si lidere

Lazio

Lazio ka regjistruar tjetër fitore, duke konfirmuar formën e mirë dhe duke vazhduar të qëndrojë në krye të renditjes me 32 pikë. 

Lazio të shtunën mbrëma e mposhti Leccen në shtëpi me rezultatin bindës 3:0. 

Ndeshja i takoi xhiros së 12-të të Serie A. 

Për Lazion ishte fitorja e dhjetë këtë edicion, krahas dy barazimeve. Ende nuk di për humbje. 

Sulmuesi i Holandës, Tijjani Noslin, i shënoi dy golat e parë në minutën e 25-të dhe të 68-të. 

Golin e tretë e shënoi mesfushori italian, Davide Frattesi, në minutën e 90-të.

Te Lecce në bankën e rezervistëve ishte Medon Berisha. 

Lecce ka dhjetë pikë dhe është në mesin e tabelës. 

Ndërkohë të shtunën fitore shënoi edhe Como ndaj Cagliarit me rezultatin 2:0.