Galatasaray i ka arkëtuar pikët e plota të shtunën në ndeshjen që i takoi xhiros së 12-të të Superligës së Turqisë.
Galata me vështirësi e mposhti Samsunsporin në shtëpi me rezultatin 2:1.
Galata me këtë fitore e vazhdon garën e fortë për titullin e kampionit.
Mesfushori uruguaian, Lucas Torreira, i kaloi në epërsi vendësit në minutën e katërt.
Galata shifrat në 2:1 i dyfishoi në minutën e 53-të me golin që e realizoi Yunus Akgun.
Katër minuta më pas, Samsunspori e ngushtoi rezultatin në 2:1. Autor i golit ishte Mohamed Bayo.
Por goli i Bayos nuk mjaftoi pasi që në fund fitorja i takoi Galatës.
Galata vazhdon të jetë lidere me 31 pikë.
Samsunspori nuk është duke kaluar formë të mirë dhe renditet në pozitën e parafundit me vetëm shtatë pikë.