Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Perishiq rikthehet në Kroaci

Ivan Perishiq - Kroacia

Sulmuesi i krahut, Ivan Perishiq pritet të largohet këtë verë nga Tottenhami për t’u rikthyer në Kroaci, ku edhe po synon ta mbyllë karrierën si lojtar aktiv.

“Sky Sports” ka raportuar të premten se Perishiq ka kërkuar shkëputjen e kontratës me Tottenhamin, pasi po dëshiron ti bashkohet Hajdukut të Splitit.

34-vjeçari ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa tashmë ka marrëveshje me ekipin kroat për t’iu bashkuar si lojtar i lirë.

Perishiq hapat e parë si futbollist i ka nisur te Hajduku, por ende pa debutuar me ekipin e parë është larguar nga Kroacia për ta ndërtuar karrierën te Sochauxi i Francës.

Gjatë karrierës, Perishiq ka luajtur edhe për Roeselaren, Bruggen, Borussia Dortmundin, Wolfsburgun, Interin e Bayern Munichun. Ai iu bashkua Tottenhamit vitin e shkuar si lojtar i lirë.