Hajduku i Splitit e ka prezantuar të premten me një video të veçantë futbollistin e Tottenhamit, Ivan Perishiq.
Perishiq do ta mbajë veshur fanellën me numrin katër, ndërsa te Hajduku i Splitit kthehet pas afër 18 vjetësh.
Perishiqi është huazuar deri në fund të sezonit nga Tottenhami i Premier Leagues angleze.
Ai i ka kaluar të gjitha grupmoshat e skuadrës kroate, ndërsa ka bërë karrierë të madhe si futbollist.
34-vjeçari karrierë ka bërë edhe te Dortmundi, Wolfsburgu, Interi e Bayern Munichu.
Në vitin 2006 ishte larguar nga Hajduku dhe ishte transferuar te Sochaux në Francë.
Perishiq është edhe fitues i Ligës së Kampionëve me Bayern Munichun, ndërsa titullin në Bundesligë e ka fituar me Bayernin e Dortmundin.
E ka fituar edhe Serie A të Italisë me skuadrën e Interit.