Ivan Perishiq është afër transferimit te Hajduku i Splitit, skuadër ku luan futbollisti i Kosovës, Emir Sahiti.
Lajmin për rikthimin e Perishiqit në Kroaci e ka bërë të ditur eksperti i transferimeve në futbollin evropian, Fabrizio Romano.
Sulmuesi i Tottenhamit pritet që t’i ribashkohet skuadrës së tij të fëmijërisë dhe kanë mbetur vetëm edhe detajet për finalizimin e kontratës.
Ai mund të huazohet fillimisht deri në fund të edicionit aktual, e më pas të nënshkruajë kontratë me skuadrën kroate.
Hajduku i Splitit në këtë edicion po lufton për titull kampioni. Momentalisht prinë në tabelë me 41 pikë në 19 ndeshje të luajtura. Titullin e fundit e ka fituar në edicionin 2004/2005.