Futboll

Sahiti mund të kthehet në Kroaci

Emir Sahiti

Emir Sahiti mund të huazohet nga Hamburgu gjatë afatit kalimtar të dimrit. Ai nuk është përfshirë në ekipin e Hamburgut në katër ndeshjet e fundit në Bundesligë. “Mopo” ka raportuar të martën se Sahiti mund të kthehet te Hajduku i Splitit.

Pjesë e gjigantit kroat, sulmuesi 26-vjeçar ishte nga janari i vitit 2019 deri në gusht të vitit 2024.

Hamburgu e transferoi nga Hajduku për 1.3 milionë euro. Por ai mund të huazohet gjatë dimrit, pasi Hajduku nuk mund ta përballojë pagën e kosovarit.

Sulmuesi i krahut me Hamburgun ka kontratë deri në vitin 2027.

Në mungesë të paraqitjeve te Hamburgu, Sahiti nuk është ftuar as nga Kosova.

Për herë të fundit ishte grumbulluar me “Dardanët” në mars në ndeshjet e plejofit të Ligës së Kombeve kundër Islandës.