Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ditët e fundit të Sahitit te Hamburgu

Emir Sahiti

Emir Sahiti pritet të largohet nga Hamburgu gjatë këtij afati kalimtar, shkruan të hënën “Mopo”. 

“Lojtari kosovar pritet të largohet nga Hamburgu këtë dimër. Ndërsa sjellja e tij e vazhdueshme pozitive vlerësohet nga menaxhmenti dhe shokët e ekipit, ai nuk ka luajtur rol të rëndësishëm në Hamburg për muaj të tërë. Ai u paraqit vetëm në dy ndeshjet e para të Bundesligës dhe që atëherë në rastin më të mirë është lënë në stol”, shkruan mediumi gjerman.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sahiti me Hamburgun ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.

Sulmuesi 27-vjeçar iu bashkua Hamburgut në vitin 2023 nga Hajduku i Splitit.